Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi favorit për Zaniolon

Foto: Reuters

Juventusi është favorit për ta transferuar në fund të këtij edicioni mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo kanë raportuar mediumet italiane të martën.

Bëhet e ditur se Zaniolo do të largohet nga Roma nëse ekipi nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve kurse Juventusi tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit 19-vjeçar, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juventusi është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Zaniolon, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.

Zaniolo po shkëlqen këtë edicion te Roma dhe njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në rolin e tij në Serie A. Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 28 paraqitje në të gjitha garat.

Zaniolo te Roma u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Interi.