Juventusi është favorit për ta transferuar në fund të këtij edicioni mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo kanë raportuar mediumet italiane të martën.
Bëhet e ditur se Zaniolo do të largohet nga Roma nëse ekipi nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve kurse Juventusi tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit 19-vjeçar, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Zaniolon, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.
Zaniolo po shkëlqen këtë edicion te Roma dhe njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në rolin e tij në Serie A. Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 28 paraqitje në të gjitha garat.
Zaniolo te Roma u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Interi.