Nicolo Zaniolo pranon se është i kënaqur me interesimin e Milanit , Juventusit. Italiani është lidhur vazhdimisht me një largim nga Roma këtë verë, përkundër se kontrata e tij përfundon në qershor 2024 dhe negociatat për një rinovim nuk kanë përparuar.
“Është kënaqësi të jesh subjekt i interesit nga klubet e mëdha, pasi nëse ata mendojnë për ty, do të thotë se je i mirë.
Unë stërvitem me edhe më shumë motivim, pasi dua të dëshmoj se është e drejtë që jam lidhur me këto klube të mëdha”, deklaroi Zaniolo.
Është raportuar se klubi i Romës i ka vënë një çmim prej 65 milionë eurosh për ta lejuar largimin e italianit.