Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka premtuar se do të largohet nga drejtimi i ekipit, nëse eliminatoret për “Euro 2020” nuk i përfundon të paktën në pozitën e tretë në tabelë.
Panucci në konferencën për shtyp, që e ka mbajtur të dielën, ka thënë se pozita e tretë në këto eliminatore do të ishte e mirë, ndërsa të dytën e ka quajtur si diçka speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria bën pjesë në Grupin H të eliminatoreve dhe ka të bëjë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën. Vetëm dy vendet e para në grup sigurojnë kualifikimin në Evropian.
Dy ndeshjet e para gjatë këtij muaji, Shqipëria do t'i luajë me Turqinë dhe Andorrën. Kombëtarja të hënën (sot), do t'i nisë përgatitjet në Durrës për këto dy ndeshje. Të parën, Shqipëria e luan më 22 mars në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, derisa tri ditë më vonë do të jetë mysafire e Andorrës. Për këto ndeshje, Panucci ka ftuar 24 futbollistë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)