Sportistë nga 15 shtete kanë fituar medalje në dy ditët e para të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë. Më të suksesshmit deri më tani janë sportistët e Algjerisë që i kanë fituar dhjetë medalje, prej tyre gjashtë të arta. Turqia është e dyta, po ashtu me dhjetë medalje e prej tyre pesë të arta.
Egjipti është i treti me 12 medalje gjithsej, por vetëm tri të arta. Greqia, Italia, Serbia, Kroacia, Franca, Spanja, Tunizia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maroku, Qipro e Portugalia janë vendet tjera me medalje të fituara. Në këtë listë pra nuk janë ende Kosova e Shqipëria e po ashtu disa vende tjera. 26 shtete marrin pjesë në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare. Kosova medaljen e parë e synon të martën, por shpresat më të mëdha janë që medaljet do të vijnë të mërkurën, kur edhe nis gara e xhuditëve kosovarë.
Xhudistët janë pretendentë për medalje dhe vazhdimisht kanë shpëtuar me nder Kosovën në ngjarjet e mëdha. Xhudistet kosovare, ndër të tjera i kanë tri medalje të arta olimpike. Medalje synon edhe Shqipëria.
-
Kosova kalon vendet e regjionit për numrin e sportistëve në Lojëra Mesdhetare
-
Çka janë Lojërat Mesdhetare?
-
Kosova në vitin 2030 pritet të organizojë Lojërat Mesdhetare, ngjarjen me 3.000 sportistë e 26 vende
-
E pritshme, KOK-u i vlerëson shumë të suksesshme Lojërat Mesdhetare
-
Xhudistët po kthehen, sjellin pesë medalje