Sport

Atleti italian po lufton për të garuar në Gjermani

Atleti italian po lufton për të garuar në Gjermani

Daniele Biffi vrapon shpejt. 46-vjeçari është njëri prej atletëve më të mirë në garat që mbahen në ambient të brendshëm, jo vetëm në Gjermani, por në gjithë skenën ndërkombëtare.

Ai në garat e sprintit ka fituar tetë tituj kampioni në Gjermani dhe po pretendon të ketë edhe një medalje tjetër të artë. Por nuk po mundet. Atij prej vitit 2016 i është ndaluar të garojë, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.