Daniele Biffi vrapon shpejt. 46-vjeçari është njëri prej atletëve më të mirë në garat që mbahen në ambient të brendshëm, jo vetëm në Gjermani, por në gjithë skenën ndërkombëtare.
Ai në garat e sprintit ka fituar tetë tituj kampioni në Gjermani dhe po pretendon të ketë edhe një medalje tjetër të artë. Por nuk po mundet. Atij prej vitit 2016 i është ndaluar të garojë, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.
Biffi nuk po lejohet të bëhet më kampion i Gjermanisë pasi në fakt, ai është italian.
Biffi ka jetuar në Berlin në 16 vjetët e fundit dhe është regjistruar si atlet në Gjermani që në vitin 2012. Por, ai ende posedon një pasaportë italiane.
Për katër vjet, Biffi mori pjesë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare pa ndonjë telashe. Por pastaj Asociacioni i Atletikës së Gjermanisë (DLV) ndryshoi rregullat...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Fund i pabesueshëm i vrapimit maratonë, Simbu kampion “falë” fotofinishit
-
Ish-kampioni i botës, Mustafi, i jep fund karrierës, angazhohet te Gjermania
-
Mustafi pret lojë të guximshme të Gjermanisë në Evropian
-
Bonucci nëpërmjet Union Berlinit synon të rikthehet tek Italia për “Euro 2024”
-
Buffon tërhiqet nga futbolli aktiv