Nën organizimin e Komisionit të Futsallit të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 2 dhe 3 mars, do të zhvillohet turneu ndërkombëtar memorial “Adem Jashari”, transmeton Koha.net.
Pjesëmarrës në këtë turne janë FC Shkupi, FC Prishtina Futsal, FC Drenica Tradita dhe SEEU Futsal nga Tetova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë në zyrat e Komisionit të Futsallit është bërë tërheqja e short për çiftet gjysmëfinale të këtij turneu.
Kësisoj, të shtunën, më 2 mars në orën 18:30 do të takohen FC Prishtina Futsal – SEEU Tetovë, derisa në orën 20:30, ballafaqohen FC Shkupi – FC Drenica Tradita.
Ndërkaq, të dielën, më 3 mars në orën 18:30 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa në orën 20:30 do të luhet finalja e turneut.
