Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mitrovica organizon turneun ndërkombëtar të boksit më 24 nëntor

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, këtë vit do të organizojë turneun ndërkombëtare “Adem Jashari”, në boks, në bashkëpunim me Federatën e Boksit të Kosovës, turne ky i cili është në kalendarin e garave evropiane dhe atë botërore.

Në këtë turne pritet pjesëmarrja e boksierëve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Turneu ndërkombëtare i boksit “ Adem Jashari”, do të mbahet në palestrën sportive në Mitrovicë më 24 dhe 25 nëntor, nga ora 15:00 deri në ora 20:00.