Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, turneu “Lah Nimani” mbahet në vikend

Federata e Boksit të Kosovës ka njoftuar të martën se ka bërë gati të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar “Lah Nimani”.

Turneu do të mbahet më 20-21 maj në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ky është turneu i 15-të rresht, ndërsa do të marrin pjesë boksierët e rinj (U18) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Gjysmëfinalet do të mbahen të shtunën prej orës 16:00, ndërsa finalet një ditë më vonë nga ora 12:00.

 

Artikuj të ngjashëm