20-vjetori i turneut prestigjioz në boks “Adem Jashari” do të zhvillohet pas një muaji, në Mitrovicë.
Gara më e madhe e boksit në Kosovë, që është mbajtur në të gjitha qendrat më të mëdha në Kosovë, sivjet do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, transmeton KTV.
Këshilli Organizativ, bashkë me përfaqësuesit e Komunës së Mitrovicës, të premten, mbajti konferencë për shtyp, ku u shpalosën detajet rreth organizimit.
Nga shtatë qendrat e mëdha, vetëm Mitrovica nuk ka qenë nikoqire e kësaj gare që është edhe në kalendarin e Federatës Botërore, AIBA.
Turneu “Adem Jashari” mbahet më 24 dhe 25 nëntor, në palestrën “Minatori”, në Mitrovicë.
Artikuj të ngjashëm