Federata e Futbollit të Kosovës sot ka hedhur shortin për gjysmëfinalet e kupës së Kosovës.
Prishtina që mposhti Llapin në çerekfinale, do të përballet me Vushtrrinë, derisa Drenica do të ketë përballë Vëllaznimin.
Ndeshjet e para zhvillohen më 4 prill ndërsa ndeshjet e kthimit më 18 prill.