Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të martën tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Kupa e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën nga ora 12:00, në selinë e FFK-së.

Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria.

Llapi i ka fituar dy edicionet e fundit të Kupës së Kosovës.

Gjysmëfinalet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa fituesi i Kupës siguron kalimin në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.