Klubi i basketbollit Rahoveci mund të mos e fitojë Kupën e Kosovës, por kjo skuadër dhe qyteti qysh tash ndihen fitues.
Zyrtarë komunalë dhe të klubit "vreshtar", organizimin final të turneut të Kupës e kanë quajtur ngjarjen më të madhe sportive pas luftës në këtë qytet. Kjo edhe pasi turneu që nis sot (e mërkurë) do të mbahet në palestrën "Mizair Isma", e përfunduar para pak ditësh, ndërkohë që ishte nisur së ndërtuari para më shumë se një dekade.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ditën e parë të turneut që do zgjatë deri të dielën, do të zhvillohen tri ndeshje. Termini kryesor, ai prej orës 19:00, është caktuar për klubin nikoqir, Rahovecin, që do të përballet me Don Boskon e Ligës së Dytë.
Ndeshja e parë e së mërkurës është ajo në konkurrencën e femrave. Bashkimi dhe Prishtina do të luajnë në gjysmëfinale prej orës 14:00. Skuadra që fiton i bashkohet Penzës në finale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)