Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi, ekipi me dy trajnerë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, në fillim të javës së shkuar prezantoi trajnerin e ri, kroatin Jeronimo Sharin.

Por këtë emërim Bashkimi e bëri pa e shkëputur kontratën me trajnerin paraprak, kroatin tjetër Krunoslav Krajnoviq. Kështu që, prej javës së shkuar Bashkimi zyrtarisht është me dy trajnerë: një në palestër dhe një jashtë saj, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përderisa Sharin po e vazhdon punën me ekipin, Krajnoviq ende nuk është larguar nga qyteti i Prizrenit. Ai prej datës 14 janar nuk është lejuar të stërvitë ekipin, ndërsa më 16 janar ka marrë një njoftim prej klubit se nuk është më i nevojshëm.

Krajnoviq që mori drejtimin e Bashkimit para fillimit të këtij edicioni insiston se ka marrëveshje me klubin. Në klub pranojnë se Krajnoviqi ka të drejtë. Sipas zyrtarëve të klubit atij i është ofruar një marrëveshje për shkëputjen e kontratës, por që është refuzuar nga kroati.

Krajnoviqi, ndërkohë, thotë se klubi i di kushtet e tij për shkëputjen e kontratës dhe se nuk do të largohet pa u përmbushur ato. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).