Trajneri kroat Branimir Paviq do të jetë në krye të KB Bashkimit për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi nga Prizreni, njoftoi të enjten se ka arritur marrëveshje njëvjeçare me Paviqin.
“Në krye të skuadrës sonë për edicionin e ri do të jetë trajneri i mirënjohur kroat, Branimir Pavić. Paviq është një ndër trajnerët e huaj që e njeh më së miri basketbollin kosovar, pasi që më parë ka udhëhequr skuadrën e Pejës dhe së fundi, atë të Vëllaznimit”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.
Paviq gjatë edicionit të shkuar ishte në krye të KB Vëllaznimit për një periudhë kurse vite më parë ka qenë edhe trajner i skuadrës së Pejës.