Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Skuadra e Bashkimit në basketboll ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Prizrenasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Darko Raduloviq.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale.

“Trajneri maqedonas, Darko Raduloviq, do të jetë në krye të skuadrës sonë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Raduloviq deri më tani ishte kryetrajner i skuadrës shkupjane, MZT Skopje, ndërsa më parë ka udhëhequr edhe skuadrën e Vardarit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Bashkimi ditë parë ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Branimir Paviq.

Artikuj të ngjashëm