Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi gjen trajnerin në Maqedoni, prezanton ish-in e Trepçës

Klubi i basketbollit, Bashkimi, të enjten ka prezantuar trajnerin e ri. Aleksandar Joncevski do ta drejtojë skuadrën nga Prizreni nga e premtja.

Joncevski ishte për një periudhë të shkurtë te Trepça sezonin e kaluar. Aktualisht, është edhe selektor i Përfaqësueses maqedonase.

“Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, Trepçën, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonise së Veriut në vitin 2016 dhe së fundmi është selektor i përfaqësueses”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.

Joncevski do të debutojë për Bashkimin pikërisht ndaj Trepçës, të shtunën në Mitrovicë.

Bashkimi e kishte shkarkuar Edin Kërveshin para 10 dite. Ka rekord prej katër fitoreve e tetë humbjeve në Superligë.

 

Artikuj të ngjashëm