Darko Raduloviq më nuk është trajner i KB Bashkimit. Ekipi nga Prizreni ka njoftuar të martën mbrëma se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin nga Maqedonia e Veriut me marrëveshje të dyanshme.
Largimi i Raduloviqit nga Bashkimi erdhi dy ditë pas humbjes nga Peja në Prizren në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
"Sot me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët me trenerin Darko Radulovic, të cilin e falenderojmë për angazhimin dhe seriozitetin e treguar si dhe i urojmë shëndet e sukses në të ardhmen", thuhet në njoftimin e Bashkimit. Pas largimit të Raduloviqit, ekipin do ta udhëheqin ndihmësit e tij, Edin Kërveshi, Edon Godeni dhe Elbesar Gështenja. Pas gjashtë xhirovë të luajtura, Bashkimi ka dy fitore e katër humbje.