Branimir Paviq më nuk do të jetë trajner i klubit të basketbollit, Bashkimi.
Klubi nga Prizreni të enjten ka njoftuar se trajneri kroat ka dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Bashkëpunimi me kroatin është ndërprerë pas dorëheqjes së tij, duke besuar që ekipi ka nevojë për rifreskim. Ne e falënderojmë trajnerin Paviq për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës Së shpejti do t'ju njoftojmë me emrin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Bashkimi është në vendin e gjashtë me 28 pikë, derisa u mposht në finale nga Trepça në Kupën e Kosovës.