Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi kundër ndeshjeve në SHBA

Radio stacioni spanjoll “Cadena Ser” ka publikuar një letër, të cilën Real Madridi e ka dërguar në adresë të Federatës së Futbollit Spanjoll, si kundërshtim i idesë për të luajtur ndeshje në SHBA.

Ndeshja e parë që pritet të luhet në Miami, si pjesë e marrëveshjes së La Ligas për të zhvilluar ndeshje kampionale jashtë Spanjës, është ajo ndërmjet Gironës e Barcelonës, e paraparë, në janar të vitit të ri, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në letër, drejtuesit e Realit shkruajnë se në këtë mënyrë cenohet integriteti i ligës, duke shtuar se klubi nuk ka qenë i informuar, apo i kontaktuar për mënyrën se si do të zhvillohen ndeshjet në SHBA dhe Kanada.

Sipas klubit mbretëror, një gjë e tillë nuk rrit shikueshmërinë, por kjo bëhet më së miri përmes të drejtave televizive dhe transmetimeve, që duhet të shpërndahen në më shumë vende të botës.