Një ndeshje e La Ligas do të luhet në SHBA duke filluar qysh këtë vit, por një derbi Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës mbetet jashtë opsionit që të luhet jashtë Spanjës.
Zyrtarët e La Ligas spanjolle kanë njoftuar të enjten se po planifikojnë të organizojnë një ndeshje në anën tjetër të oqeanit Atlantik si pjesë e një partneriteti të ri 15-vjeçar me grupin sportiv dhe të argëtimit "Relevent", për të promovuar futbollin në Amerikën e Veriut, shkruan sot Koha Ditore.
Grupi organizon turneun "International Champions Cup", që është turneu më i madh të klubeve që luhet gjatë verës. Barcelona e Real Madridi janë përballur mes vete gjatë këtij turneu parasezonal në Miami vitin e kaluar.
Liga ka dhënë pak detaje për planin që të luhet ndeshje e stinorit të rregullt në SHBA apo Kanada. Por presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka hedhur poshtë mundësinë që përtej Atlantikut të luhet një derbi Clasico.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)