Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona e Atletico mund të luajnë në SHBA

Barcelona

La Liga është duke e shqyrtuar mundësinë që ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ndeshje është paraparë që të zhvillohet më 22 dhjetor. 

Vendimi përfundimtar do të merret nga FIFA.  Kështu ka raportuar të martën “Daily Sports”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shprehur dëshirën e tij që ndeshjet e elitës spanjolle të luhen edhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Spanjë. 

Barcelona dhe Atletico do të përballen edhe në Superkupën e Spanjës, turne që është planifikuar të mbahet në muajin janar në Arabinë Saudite.  Barça këtë edicion në La Liga ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e parë. 

Atletico ka 20 pikë dhe është në vendin e tretë.