Barcelona e synon edhe fitoren e pestë rresht në ligë ndaj skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, që po kalon formë shumë të mirë së fundmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarça dhe Atletico aktualisht janë skuadrat më të mira në ligë me nga 38 pikë.
Por Barcelona e ka një ndeshje më shumë të luajtur sesa Atletico e Real Madridi. Klubi mbretëror, Real Madridi, i ka 37 pikë. Kampioni i La Ligas takohet me Sevillan, që vlerësohet ndeshje shumë e fortë po ashtu e që luhet të dielën nga ora 16:15.
Reali e humbi mundësinë që të dalë në vendin e parë pasi barazoi 3:3 me Rayo Vallecanon në xhiron e kaluar. Por në këtë ndeshje futet pas triumfit në Kupën Interkontinentale të FIFA-s.
Reali është i pamposhtur nga skuadra andaluziane që prej vitit 2019. Sevilla e zë vendin e 11 me 22 pikë.