Futboll

Protesta e lojtarëve del e suksesshme, La Liga anulon ndeshjen e Barçës në Miami

Villarreal

Fundjavën e kaluar një protestë kundër organizimit të ndeshjes Villarreal – Barcelona në Miami, u bë në stadiume të shumta në Spanjë. Dhe ajo doli e suksesshme.

La Liga ka njoftuar se ka hequr dorë nga organizimi i ndeshjes në SHBA. Liga spanjolle ka njoftuar se anuloi vendimin për shkak të paqartësive që u shfaqën në Spanjë së fundi.

Ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës është caktuar për 20 dhjetor, por tashmë jo në Miami.

Në fillim të tetorit liga njoftoi se ka zhvendosur ndeshjen në Florida, por kjo solli reagime të shumta në Spanjë. Lojtarët qëndruan pa lëvizur për 15 sekonda në ndeshjet e fundit, në shenjë proteste. Protestuan edhe lojtarët e Villarrealit dhe Barcelonës. Por protesta e lojtarëve nuk u shfaq në transmetuesit zyrtarë.

La Liga vlerëson se projekti prezantonte mundësi unike për të “ndërkombëtarizuar futbollin spanjoll”.