Futboll

“Ndeshja e La Ligas në SHBA, dhuratë për tifozët”

Rafael Louzan

Vendimi i La Ligas për të organizuar ndeshje në Miami më vonë gjatë këtij viti është mirë për futbollin dhe dhuratë për tifozët që paguajnë para, ka deklaruar të enjten Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Rafael Louzan, shkruan “Reuters”. 

UEFA ka aprovuar që një ndeshje e La Ligas dhe Serie A të luhet jashtë vendit. 

Ndeshja mes Barcelonës dhe Villarrealit do të luhet në Miami, ndërsa dueli mes Milanit dhe Comos do të organizohet në Perth të Australisë. 

Ballafaqimi i La Ligas është vendosur të luhet më 20 dhjetor në “Hard Rock Stadium”. 
Do të jetë hera e parë që një ndeshje evropiane do të luhet jashtë vendit. 

“Është dhuratë për tifozët në Azi apo Amerikë, të cilët paguajnë për t’i parë ndeshjet e La Ligas. Është për ata, për futbollin, si dhe e promovon ligën spanjolle në botë. Italia do ta bëjë këtë gjë me Serie A në Australi”, ka theksuar Louzan.