Një ndeshje e kampionatit italian, mes skuadrave që janë rreth 50 kilometra larg njëra-tjetrës, pritet të luhet në Australi vitin tjetër.
Federata italiane ka njoftuar të enjten për planin që ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Comos të luhet në Perth gjatë muajit shkurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBordi i ligës ka dhënë opinion pozitiv në kërkesën e ligës.
Për realizimin e idesë duhet edhe leja nga federata australiane, UEFA, federata aziatike dhe FIFA.
Ndeshja është planifikuar për fundjavën e 7/8 shkurtit, por stadiumi “San Siro” i Milanos do të jetë i zënë me ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.