Llapi e Drita kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Gjilanit, përkatësisht Ballkanit.
Llapi e mposhti Gjilanin me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net. Ndërsa Drita ndaj Ballkanit fitoi me rezultat prej 6 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlidemaj, Sinani, dhe Zeqiri shënuan golat e fitores te Llapi, kurse golin e vetëm për gjilanasit e shënoi Magani.
Te Drita shëkqleu Betim Haxhimustafa me dy gola, derisa nga një gol shënuan Gërbeshi, Shaqiri, Krasniqi dhe një autogol shënoi Kukaj. Golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Baftiu.
Pas kësaj fitore Llapi mban vendin e dytë me 19 pikë, Gjilani në vendin e shtatë ka 14 pikë. Kurse Drita në pozitën e tetë ka 13 pikë. Ndërsa në vendin e parafundit Ballkani ka 9 pikë.