Golat e pjesës së parë i kanë mjaftuar Llapit për fitore të rëndësishme ndaj Ballkanit. Të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi fitoi 2:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës.
Muhamet Hyseni shënoi për 1:0 në minutën e 17-të. Ndërkohë në minutën e parë shtesë, Arbnor Ramadani bëri superasistim, kurse Edon Sadriu nuk lëshoi rastin për ta dërguar topin në rrjetë.
Llapi tani i ka 26 pikë në vendin e shtatë. Ballkani është i dyti me 39 pikë, tri më pak se Drita.
Llapi i shënon dy gola Ballkanit në pjesën e parë
Llapi e ka mbyllur me epërsi 2:0 pjesën e parë kundër Ballkanit.
Llapi kaloni në epërsi me autogolin e Ivica Batarelos në minitën e 18-të. Por autogoli u konfirmua pas hkashtë minutash me VAR.
Edon Sadriu në minutën e 45-të shënoi golin për 2:0.