Janë shënuar dy gola të shpejtë në përballjen që është duke u zhvilluar ndërmjet Ballkanit dhe Llapit.
Fillimisht Ballkani në minutën e 60-të e ngushtoi rezultatin në 3:2 me golin që e shënoi Valentin Serebe.
Dy minuta më pas, reagoi Llapi duke e shënuar golin e katërt.
Muhamet Hyseni nga afërsia shënoi për 4:2.
Llapi është duke udhëhequr 3:1 pas pjesës së parë ndaj Ballkanit.
Valentin Serebe e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e tretë.
Shtatë minuta më pas, Edon Sadriu shënoi supergol për 1:1.
Muhamet Hyseni e kaloi në epërsi 2:1 Llapin në minutën e 15-të.
Llapi e shënoi edhe golin e tretë ndaj skuadrës nga Suhareka në minutën e 45-të. Autor i golit ishte Axel Gnapi.
Llapi e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit.
Muhamet Hyseni e kaloi në epërsi 2:1 Llapin në minutën e 15-të. Edon Sadriu pesë minutë më herët i barazoi shifrat.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Supergol nga Sadriu, Llapi i barazon shifrat
Sulmuesi i Llapit, Edon Sadriu, ka shënuar supergol nga distanca për t’i barazuar shifrat ndaj Ballkanit.
Sadriu shënoi gol në minutën e dhjetë për 1:1.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Epërsi e hershme e Ballkanit ndaj Llapit
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Llapit me golin që e shënoi Valentin Serebe në minutën e dytë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.