FIBA i bën presion Bosnjës e Hercegovinës për t’ua dhënë vizat kosovarëve Foto nga arkivi

FIBA i bën presion Bosnjës e Hercegovinës për t’ua dhënë vizat kosovarëve

09 gusht 2018 22:03

Kombëtarja e Kosovës në basketboll U16, në konkurrencën e meshkujve, rrezikon të mos marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet prej 9 deri më 18 gusht në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Arsyeja e dështimit është mosdhënia e vizave nga shteti i Bosnje e Hercegovinës që është organizator i këtij evropiani.

Sekretarja e FBK-së, Elvria Dushku, ka bërë të ditur për Sportin në KTV, se janë në kontakte të vazhdueshme me FIBA-n, dhe gjatë ditës pritet të kuptohet nëse do t’u lejohet hyrja në Bosnje e Hercegovinë.

Ndeshjen e parë “Dardanët” ishin paraparë ta zhvillojnë sot nga ora 18:45 ndaj nikoqirit Bosnjës.

Kosova është në grupin D në këtë evropian së bashku me Ukrainën, Bosnja e Hercegovina, Çekinë, Zvicrën dhe Bjellorusinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme