Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Vikendet e aventurat në kampshtëpizën e bardhë

Pothuajse çdo vikend, kampshtëpiza e bardhë kthehet në shtëpinë e dytë të familjes Brestovci. Këtë radhë ata zgjodhën të bëjnë disa kilometra nga Gjilani në drejtim të Makreshit.

Një hapësirë ku dominonin gjethet shumëngjyrëshe që të bënte të ndjeje aromën e vjeshtës, bashkë me hijet e larta të pemëve ku herë pas herë mbizotëronin edhe rrezet e diellit, ishin lokacioni i kësaj fundjave.

5 anëtarët e kësaj familjeje, me qejf hapin derën e “kamperit”/ rimorkios e adaptohen me ambientin e ri. Njëri vendos karrigen, dy të tjerë fillojnë lojën çapkëne, dikush merret me më të voglin e madje ka kohë edhe për përgatitje të kafesë.

Dëshira për blerjen e këtij mjeti ishte e kamotshme, thotë pronari Gëzim Brestovci. Kujtimet më të mira në fëmijëri pohon t’i ketë nga udhëtimet me prindërit në një kampshtëpizë të ngjashme.

Sipas Brestovcit nostalgjinë për rimorkion e dikurshme po e heq me momentet e lumtura të Hanës, Zogut dhe Malit.

Edhe Dy shokët që gatuajnë në furgonin me të cilin udhëtojnë SOT Dy shokët që gatuajnë në furgonin me të cilin udhëtojnë

Ndonëse ka vetëm dy vjet që e kanë blerë ai thotë se po investojnë ende në pjesën e brendshme të tij.

Pavarësisht rrezikut, ata vendosën që ta bëjnë edhe një udhëtim më të gjatë, jashtë Kosovës. Si destinacion zgjodhën Ulqinin.

Dashuria e madhe për të pasur një kampshtëpizë u ushqye edhe nga bashkëshortja, Arnisa.

Edhe pse në metra katrorë është më e vogël, ajo thotë se qëndrimi në shtëpinë e tyre të dytë është mjaft komod.

Brenda shtëpisë me rrota ka vend për të fjetur, gatuar, ushqyer e madje edhe për detyrat e shtëpisë. Megjithatë janë edhe disa gjëra që i mungojnë.

Sipas Arnisës, loja e Hanës dhe Zogut në ambient të hapur është tejet më e mirë. E ajo, rolin e mëmësisë po e përjeton me zërin e tyre në kombinim me zhurmën e erës.

Po bëhen një me natyrën, e bashkë po ndërtojnë diçka me drunj. Pa humbur asnjë minutë nga loja, me fjalë pak, por me një energji të madhe, 8-vjeçarja Hana na tregon se çfarë po bëjnë.

Edhe Vendi i shpellës “Bukuroshja e fjetur” po zgjohet për turizëm Shtojca për Kulturë Vendi i shpellës “Bukuroshja e fjetur” po zgjohet për turizëm

Kurse vëllai Zogu vendosi të ndajë një kujtim nga udhëtimet e realizuara.

Me një përshëndetje të ëmbël u futën brenda për të planifikuar udhëtimet e aventurat e ardhshme.