SOT

Bunkerët ku u strehuan të mbijetuarit e familjes Jashari

Jo shumë larg nga Komuna e Vushtrrisë ndodhet fshati Strofc.

Me gjithë pamjen e bukur që malet përreth e ofrojnë, brenda tyre fshihen shumë kujtime nga lufta e fundit në vend. Në thellësi të bjeshkëve, në zonën që njihet si "Zalli i Qireqit", u ndërtuan bunkerë si pika strehimi gjatë luftës. Meqenëse pjesën poshtë fshatit e kishte zaptuar xhandarmëria serbe.

Njëri nga këta bunkerë i priti brenda edhe të mbijetuarit e familjes Jashari pas netëve të 5, 6 e 7 marsit të 1999.

E në mesin e shumë ushtarëve e qytetarëve që qëndruan këtu, kishte edhe fëmijë. Njeri ndër ta është edhe Flamur Hasani, që në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç.

Flamuri shpeshherë e viziton këtë zonë. Kujtimet i sjellin nostalgji, e nuk i mungon as ndjenja e krenarisë. Ani pse atë kohe kishte qenë vetëm fëmijë.

Banorët e Strofcit e njohin këtë vend e historinë që e mban në vete, por jo edhe më gjerë. Për këtë po pritet që të rregullohen terreni dhe bunkerët. Kjo në mënyre që të jenë të qasshëm edhe për vizitorë.

Duke i parë shtëpitë e tyre vetëm nga larg, banorët e Strofcit bënë qëndresë deri në çlirimin e vendit.