Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Somalezi që po promovon Prishtinën përmes TikTok-ut

Është shumë i famshëm në TikTok. Ka pothuajse dy javë që 28-vjeçari Mustafa Ahmed me prejardhje nga Somalia po e promovon Kosovën te 27 mijë ndjekësit e tij.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që vjen në Prishtinë.

Gjithçka filloi në pandemi kur, sipas tij, kishte kohë të lirë për të udhëtuar e tash siç duket kjo u kthye në një punë të dytë.

Listës së 34 shteteve të vizituara këtë muaj iu shtuan edhe vendet e Ballkanit.

Kompaninë që ka në Norvegji po mendon ta zhvendosë në Kosovë. Krejt kjo për shkak të pëlqimit të madh që ka për njerëzit e këtij vendi.

Edhe Kur aroma KFC bëhet histori Reklama Kur aroma KFC bëhet histori

Videot me ushqim janë të preferuarat e ndjekësve të tij. Rekomandimet për të provuar diçka të re vijnë nga ata.

Flija, trileqe, hamburger e qebapë Kosove i provoi një nga një.

Me menynë e pasur që kemi, pa dyshim që i rekomanduam të provojë diçka. Furra “Prishtina” ishte lokacioni ku Mustafa do të provonte gjevrekët e famshëm.

Kurioz ishte edhe për transportin publik. Megjithatë nuk i lanë shije shumë të mirë, meqenëse nuk na u lejua që udhëtimin e parë ta dokumentonim me video.

Duke shijuar kafenë në qetësinë e parkut të Taukbahqes, ai rrëfen për destinacionet e ardhshme.

Edhe Kosova mirëpret, por s’thërret COSMO Kosova mirëpret, por s’thërret

Shërbimet e ndryshme në Kosovë thotë se nuk kanë një kosto të lartë. Por një prerje flokësh prej 5 eurosh duket se po e paguan më shtrenjtë.

“Përshëndetje”, “hajde”, “Faleminderit”, “vlla” “po”, “jo”, janë disa fjalë që ka mësuar në gjuhën shqipe.

Por kjo nuk është e vetmja. Në TikTokun e tij nuk mungojnë as videot duke kërcyer valle shqiptare.

Për t’i dhënë më tepër ëmbëlsi intervistës, vizitën e radhës e bëmë në ëmbëltoren “Elida”.

“Kjo duhet të jetë akullorja më e mirë në Prishtinë”, komentoi ai.

Edhe Nga Stambolli në Prevallë, turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të Kosovës SOT Nga Stambolli në Prevallë, turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Në çdo hap Mustafa mundohet të realizojë një video promovuese. Koha që i merr varet nga lloji i videove, thotë ai.

Sikurse vendet që i vizitoi, mbresa i la edhe intervista jonë.