Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Shkolla për zbulimin e talenteve të reja në sport

Kanë zgjedhur shkollën fillore “Dardania” për ushtrimet e tyre të përjavshme të basketbollit bashkë me trajnerin Artan Kryeziu. Është ky grupi i shkollës së basketbollit “Prishtina 21”, që përbëhet nga fëmijë të moshave të ndryshme.

E secili prej tyre ka një dëshirë për të ardhmen që lidhet me këtë sport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të vegjlit tregojnë edhe për lojtarët e preferuar që për shumicën janë arsyeja që kanë filluar ushtrimet fizike.

E marta dhe e enjtja i bashkon këta fëmijë pavarësisht gjinisë. Madje ka edhe prej atyre që vijnë me motra. Sipas tyre, loja e përbashkët është më e lezetshme.

Para se të fillojë loja trajneri Kryeziu çdoherë kujdeset që sportistët e rinj të nxehin muskujt me ushtrime të lehta, por që fusin në funksion krejt trupin. Pas instruksioneve të gjithë improvizojnë.

Kryeziu tregon se në fillim ishin 50 fëmijë, por për shkak të pandemisë numri i tyre u pakësua.

Sipas 34-vjeçarit, identifikimi i fëmijëve me talent në sport ishte arsyeja kryesore se pse u themelua kjo shkollë.

“Prishtina 21” merr pjesë në turne e jo në gara, thotë Kryeziu.

Të punosh me grupmosha kaq të reja, sipas Artanit, është kënaqësi, sidomos kur ata stërviten me kaq entuziazëm.

Benefitet e basketbollit te fëmijët janë të dukshme, thotë trajneri, andaj në të ardhmen synon të krijojë edhe më shumë grupe në lokacione të tjera.