Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Shkolla e Zahir Pajazitit krijon muze me notat e heroit

E njihte nga afër, e madje kishte pasur bashkëpunim tejet të ngushtë me të.

Sot e asaj dite thotë se i mungon dhe e vështirë është të kesh dikë në rrethin shoqëror siç ishte heroi i kombit, Zahir Pajaziti.

Sot Naim Bajrami udhëheq shkollën që mban emrin e heroit në fshatin Orllan.

Bajrami thotë se përveç si luftëtar në Llap, Zahiri njihej si njeri i dedikuar në arsim.

Brenda shkollës është ndarë një hapësirë e veçantë si muze.

Edhe Pas dëmtimit të memorialit “Zahir Pajaziti”, Hoti: Këto raste janë shpeshtuar, të trajtohen me seriozitet Arbëri Pas dëmtimit të memorialit “Zahir Pajaziti”, Hoti: Këto raste janë shpeshtuar, të trajtohen me seriozitet

Aty mes fotografive qëndron edhe ditari me notat shembullore të nxënësit të fundviteve ‘60, Zahir Pajaziti.

Muzeu ka pak kohë që ka filluar të funksionojë si i tillë, andaj ende ka nevojë që të shtohen artefaktet dhe detajet antike, por synimin kryesor po e arrin, atë që gjeneratat e reja të kujtojnë përjetimet e së kaluarës.

Medina Zuka është një nga nxënëset e shkollës, e cila thotë se ky ditar i motivon dhe i bën krenarë që vijojnë mësimin në shkollën e heroit.

Ajo tregon se me lëndën e historisë kanë mësuar shumëçka, por ndihmesë të madhe po ofron muzeu i shkollës.

Heroi Zahir Pajaziti ishte një ndër ideatorët e parë të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me prejardhje nga fshati Orllan i Podujevës.

Edhe Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat Arbëri Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat

Pasi që kreu shkollën e mesme, në vitin 1981 ai bëhet student i gjuhës angleze në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës.

Zahir Pajaziti u vra më 31 janar derisa po udhëtonte nga Prishtina drejt Vushtrrisë bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.