Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas dëmtimit të një pjese të Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”, duke e quajtur sulm ndaj historisë sonë dhe kujtesës kolektive.
Hoti ka kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitet të madh nga institucionet e drejtësisë pasi rastet e tilla janë shpeshtuar së fundmi.
“Këto memoriale nuk janë gurë e beton, por dëshmi e sakrificës së atyre që dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë. Kush ngre dorë mbi to, le ta dijë që po ngre dorë mbi dinjitetin e shtetit tonë. Raste të tilla të shpeshtuara së fundmi, si rasti i sotëm i Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”, janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh nga Institucionet e Drejtësisë”, ka thënë mes tjerash Hoti në Facebook.
Policia e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën se ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial...-
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet
-
Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”
-
OVL–UÇK-ja thotë se ishte i qëllimshëm sulmi ndaj Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”
-
Hoti: Nga 1 shtatori inspektimi në vendpunishte do të bëhet edhe me dronë
-
Hoti: Zbulimi i mbetjeve mortore në Zubin-Potok, rezultat i hetimeve të Kosovës