Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

Kompleksi Zahir Pajaziti

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka njoftuar se pas pranimit të raportit lidhur me dëmtimet në Kompleksin Memorial "Kulla e Zahir Pajazitit" në Orllan, ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës. 

Kjo kërkesë thuhet se është bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe ndiqet e dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëkohësisht thuhet se Agjencia është duke realizuar edhe projektin “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM 'Kulla e Zahir Pajazitit', Orllan – Podujevë”, siç thuhet, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së këtij Kompleksi Memorial.

Në kuadër të projektit që është duke u realizuar dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, Agjencia thuhet se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi.
 

Lexo përditësimet tjera
orllan

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial...