Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.

"Kompleksi Memorial-Zahir Pajaziti, Orllan Podujevë 30.05.2026-30.06.2026. Njësitet policore, pas pranimit të informatës, lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në objektin përcjellës-në kullë ka vërejtur disa dëmtime nëpër tavan dhe në korridorin e objektit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin", thuhet në raport.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës. 

Imer Hakaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, ka thënë për KOHËN se i kanë lajmëruar autoritetet sapo që kanë kuptuar për dëmtimet.

“Sapo e kemi marrë lajmin e kemi njoftuar edhe Policinë, Prokurorinë dhe po bëhen hetime. Aty nuk ka rojë e as ciceron, derisa e kemi një projekt për intervenime”, ka thënë ai.

Agjencia për Menaxhim të Monumenteve kërkon hetime pas dëmtimit në Kompleksin “Zahir Pajaziti”

1 j. më parë / 8 kor 2026 17:30
Kompleksi Zahir Pajaziti

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) ka njoftuar se pas pranimit të raportit lidhur me dëmtimet në Kompleksin Memorial "Kulla e Zahir Pajazitit" në Orllan, ka paraqitur kërkesë për inicimin e hetimeve në Policinë e Kosovës. 

Kjo kërkesë thuhet se është bazuar në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përkatësisht, i cili parasheh se dëmtimi, shkatërrimi ose cenimi i monumenteve dhe objekteve të mbrojtura kulturore, historike dhe fetare përbën vepër penale dhe ndiqet e dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

Njëkohësisht thuhet se Agjencia është duke realizuar edhe projektin “Intervenime Emergjente në Komplekse dhe Memoriale, Varreza të Dëshmorëve dhe Martirëve – Kosovë – Intervenime Emergjente në KM 'Kulla e Zahir Pajazitit', Orllan – Podujevë”, siç thuhet, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gjendjes së këtij Kompleksi Memorial.

Në kuadër të projektit që është duke u realizuar dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente, Agjencia thuhet se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për sanimin e dëmtimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi.
 

Pas dëmtimit të memorialit “Zahir Pajaziti”, Hoti: Këto raste janë shpeshtuar, të trajtohen me seriozitet

1 j. më parë / 8 kor 2026 14:55
Andin Hoti

Photo: Driton Paçarada

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas dëmtimit të një pjese të Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”, duke e quajtur sulm ndaj historisë sonë dhe kujtesës kolektive.

Hoti ka kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitet të madh nga institucionet e drejtësisë pasi rastet e tilla janë shpeshtuar së fundmi.

“Këto memoriale nuk janë gurë e beton, por dëshmi e sakrificës së atyre që dhanë jetën që ne sot të jetojmë të lirë. Kush ngre dorë mbi to, le ta dijë që po ngre dorë mbi dinjitetin e shtetit tonë. Raste të tilla të shpeshtuara së fundmi, si rasti i sotëm i Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”, janë të papranueshme dhe duhet të trajtohen me seriozitetin më të madh nga Institucionet e Drejtësisë”, ka thënë mes tjerash Hoti në Facebook.

Policia e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën se ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.

OVL–UÇK-ja thotë se ishte i qëllimshëm sulmi ndaj Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”

1 j. më parë / 8 kor 2026 14:49
Kompleksi Zahir Pajaziti

Kryetari i OVL UÇK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica, dyshon që dëmtimi i një pjese të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës të jetë bërë nga ndonjë hajdut. Sipas tij, nuk ka diçka në atë kullë që do t’iu hynte në punë hajdutëve.

Në emisionin “tre8tre” në KTV, Llapashtica ka thënë se ky akt është i qëllimshëm dhe i bërë nga persona të cilët i ka quajtur – mbetje të sistemit të Serbisë brenda Kosovës.

“Ky është në akt i turpshëm dhe goditje ndaj kujtesës sonë kolektive. Ky akt nuk guxon të kalojë në heshtje. Është e vërtetë që tash e disa vite ka filluar një gjuhë e urrejtjes, fyerjes e linçimeve publike nga qarqe të ndryshme, nga njerëz që shihet se janë mbetje të sistemit të Serbisë këtu brenda. Aty nuk ka gjëra të vlerave financiare që hajdutëve do t’iu interesonte. Ky është veprim i qëllimshëm”, ka deklaruar Llapashtica.

Që nga prilli i këtij viti, ky Kompleks Memorial nuk ruhet e as mirëmbahet. Një gjë e tillë duhet të mbulohet nga Agjencioni për Mbrojtjen e Memorialeve.

Mungesën e një personi për përkujdesjen e këtij memoriali por edhe të tjerave ku mungon, Llapashtica e ka quajtur të papranueshme.

“Nga muaji prill, Agjencia për Mbrojtjen e Memorialeve e ka ndërprerë kujdesin dhe mirëmbajtjen në Kompleksin “Zahir Pajaziti” e që është e paparanueshme sepse ata persona aty e marrin pagën për këtë përkujdesje. Ne kemi bërë kërkesë që të mos ndërpritet ruajtja dhe mirëmbajtja e memorialëve”, ka thënë Llapashtica.

Ai ka thënë se gjithashtu se persona të tillë më herët e kanë dëmtuar edhe lapidarin në Qafë të Kaçanollit, ku prehen dëshmorët e parë të betejës së Zonës së Llapit, andaj ka thënë se duhet me patjetër të AMKM-ja ta përcaktojë dikë për mbrojtjen e tyre.

Në këtë kompleks ka pasur roje por sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Memorialeve, ai vetë e ka ndërprerë kontratën për një çështje që lidhet me konflikt interesi, e që paraprakisht është vënë në pah nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Kontrata të ngjashme janë ndërprerë edhe në disa memoriale të tjera.

Policia e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën se ka nisur hetimet për një rast të dëmtimit të pronës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar për periudhën nga 30 maji deri më 30 qershor 2026. Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në objektin përcjellës, përkatësisht në kullë, kanë konstatuar disa dëmtime në tavan dhe në korridorin e objektit.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, kanë thënë për KOHËN se i kanë lajmëruar autoritetet sapo që kanë kuptuar për dëmtimet.

VIDEO: