Është ndër shkollat më të vjetra në Prishtinë.
Derisa ruan pamjen e karakteristikat e tjera, shkolla fillore “Elena Gjika’ ruan edhe një veti tjetër me të cilën veçohet, atë të tolerancës e mësimit mes nxënësve shqiptarë e të komunitetit turk.
Janë 9 paralele në të cilën nxënësit shkruajnë e flasin gjuhën turke, por duke mësuar edhe shqipen një herë në javë.
Nxënësit e klasave 8 dhe 9 thonë se aty ndihen si gjithë nxënësit e tjerë, ku nuk ka asnjë lloj diskriminimi.
Sporti e piktura thonë se i bën bashkë nxënësit turq dhe shqiptarë.
Drejtori i shkollës, Betim Sylejmani, thotë se literatura e paraleleve turke është e kompletuar dhe se në gara të ndryshme në nivel Kosove nxënësit marrin pjesë në bazë të talentit e dijes e jo të nacionalitetit.
Edhe
Shkolla e ndërtuar në vitin 1947 feston përvjetorin e themelimit
Paralelet turke janë hapur në zonën e Prishtinës së Vjetër në vitin 1951.
Shkolla ka arritur të marrë edhe fonde e investime nga Tika e Turqisë dhe në investimin e fundit aty u rinovuan 18 klasa, 3 klasa parashkollore, 1 bibliotekë e korridoret.