Pos në gjuhën shqipe, komunitetet pakicë kanë mundësi ta vijojnë mësimin edhe në paralelet e gjuhës boshnjake e turke në dy shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës.
Derisa numri i nxënësve është i vogël, sfidë paraqet edhe sigurimi i mësimdhënësve të cilët për ta mbërritur normën e rrogës duhet të kombinohen me shkollat fillore ku mësohet në ato gjuhë. E në rast të mungesës se profesorëve, duhen bashkëpunuar edhe me profesorët e paraleleve të mesme në shqip.
Lejla Shok është njëra ndër pak nxënëset e Komunës së Prishtinës që vijon shkollimin e mesëm të lartë në shkollën “Ali Sokoli” në gjuhën boshnjake. Sipas saj, kjo është paraqitur shpesh si pengesë për mbajtjen e orëve mësimore.
“Kjo paraqet një problem mjaft të madh nganjëherë. Nëse mungojnë fare pak persona, atëherë në klasë mbetet vetëm një nxënës dhe orën mësimore profesori duhet ta mbajë me vetëm një person”, ka thënë Shok.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Fatlinda Karahoda, bën të ditur se këtë vit në klasën e 12-të kanë vijuar mësimin në gjuhën boshnjake 5 maturantë, ndërsa 4 nxënës boshnjakë vijojnë mësimin në klasën e 11-të.
Edhe
Klasa me tre nxënës
Se sa klasa të komuniteteve pakicë ka në nivel shteti, KOHA është munduar të marrë informata nga Ministria e Arsimit gjatë tërë javës që shkoi, por zyrtarët nuk kanë pranuar të përgjigjen.
Drejtoresha Karahoda thotë se për këta nxënës janë në dispozicion 5 deri në 6 profesorë.
“Zakonisht përcillet me normativë. Profesorët e lëndëve të caktuara japin lëndë të caktuara, pasi që i kanë më pak orë, ata zakonisht normën e plotësojnë me shfrytëzimin e orëve në shkollat e tjera”, bëri të ditur Karahoda.
Bazuar në përgjigjen e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, për ta përmbushur normën për rrogë, profesorët e shkollës së mesme “Ali Sokoli” japin mësim edhe në shkollën fillore “Naim Frashëri”.
“Ndodh që në ndonjë lëndë nuk ka mësimdhënës me kualifikim adekuat nga komuniteti pakicë dhe përkohësisht angazhohen mësimdhënës shqiptarë që e njohin gjuhën e komunitetit, derisa të gjendet zgjidhje adekuate. Mësimdhënësit e komunitetit turk dhe boshnjak nuk japin mësim në paralelet shqipe”, thuhet në përgjigjen e DKA-së për KOHËN.
boshnjakë, ndonëse janë në numër të vogël, mund të mësojnë në gjuhën e tyre në Shkollën e Mesme të Mjekësisë, por në Fakultetin e Mjekësisë, ku studentëve pakicë u garantohen disa vende, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Për këtë arsye, në shkollë të mesme mësojnë lëndën e gjuhës shqipe dy herë në javë, ka bërë të ditur Shok
“Sido që të jetë, ata kanë njohuri të gjuhës shqipe, ata do të jetojnë këtu, do të punojnë këtu dhe kanë me pasë pacientë të cilët janë edhe shqiptarë, edhe boshnjakë e dhe të komuniteteve të tjera, e normal që për t’u punësuar duhet ditur gjuhën shqipe”, ka shtuar Karahoda.
Edhe
Funksionimi i paligjshëm i shkollës me tetë nxënës
Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë të ditur se në Prishtinë, përveç në shkollën e mesme “Ali Sokoli”, ku ka paralele të nxënësve boshnjakë, edhe në gjimnazin “Sami Frashëri” është një paralele me nxënës të komunitetit turk.