Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Pirografja nga Prizreni me mbi 500 vepra nga pirografia

Përmes shkrimit me flakë, artistja Dijedona Elezi krijon vepra arti.

Ky pasion i kthyer në profesion e përmbush atë si artiste.

Ajo deri më tani ka realizuar mbi 500 piktura e portrete të punuara në dru në teknikë pirografie.

Stili i punimeve të vajzës nga Prizreni në veçanti lidhet me trashëgiminë kulturore.

“Këtë lloj të pikturës e praktikoj qe 3 vjet, kam filluar me portrete të ndryshme dhe tani jam fokusuar tek ato më të vështirat, duke i përfshirë monumentet historike të Prizrenit. Interesim ka shumë për ketë art, pasi që nuk është shumë i përhapur ky lloj arti në Kosovë”, thotë Elezi.

Edhe “Kultura n’dru” në promovim të monumenteve ringjall zanatin e moçëm Kulturë “Kultura n’dru” në promovim të monumenteve ringjall zanatin e moçëm

Për të krijuar vepra nga pirografia, artistja thotë se duhet kujdes i veçantë, duke filluar nga përzgjedhja e figurave e deri tek shkrirja në dru.

“Specifikat tek një punim janë: së pari e printoj punimin e pastaj filloj me aparatin special për shkrirje. Në fillim për një punim kam bërë 2 ose 3 orë, por tani që kam përvojë në këtë punë mundem me e përgatit punimin për gjysmë ore. Por me raste zgjat edhe më shumë kur punimi është më i vështirë për t’u punuar”, pohon ajo.

Portretet kryesisht të figurave kombëtare dhe objektet e vjetra janë më të kërkuarat.

Çmimet nisin nga 10 euro e lartë. Porositë bëhen kryesisht në rrjete sociale.

Ajo synon që puna e saj të kalojë kufijtë.

Edhe Piktorja që synon ta ekspozojë traditën shqiptare në galeritë e Evropës SOT Piktorja që synon ta ekspozojë traditën shqiptare në galeritë e Evropës

“Edhe pse jam me profesion ekonomiste, gjithmonë kam pikturuar dhe vazhdoj të pikturoj piktura të ndryshme. Ekspozita e parë e imja e përkrahur nga Ministria e Kulturës më ka bërë që të vazhdoj edhe më tej me ketë art, si dhe të pretendoj që të depërtoj edhe jashtë vendit si artiste gjithmonë me ide të ndryshme dhe të veçanta”, shton ajo.

“Të shkruash me zjarr” është art i punuar me dorë të lirë, ku nga djegia e drurit krijohen vepra arti, sikurse portrete e shumë manovrime artistike.