As ditët e ftohta të dimrit nuk i ndalojnë që t’ia mësyjnë lumit Ibër për të peshkuar.
Me pajisjet për peshkim, Arif Kadriu e Blerim Azemi mëngjeset i nisin duke u relaksuar nga hobi i tyre i kahershëm për peshkim.
Ndryshe nga stina e verës, dimri peshkatarët pos me të ftohtë i përball edhe me pritjen e gjatë për të kapur qoftë edhe një peshk të vetëm.
Kadriu ishte rritur me një pasion të madh për peshkimin, pasi që me këtë hobi ishin marrë edhe familjarët e tij.
Atij i kujtohen momente fëmijërie kur dëshironte të mësonte për peshkimin.
Sipas peshkuesve, lumenjtë e liqenet e vendit janë të pasur me lloje të ndryshme peshqish, të cilët shpesh bien në grepin e dy peshkatarëve.
Edhe për Blerimin dëshira për të peshkuar ishte e kahershme, megjithëse më sfiduese ajo bëhet gjatë dimrit.
Me orë të tëra peshkuesve mitrovicas iu duhet të qëndrojnë në terrenet ku mund të peshkojnë, edhe pse shpesh pa rezultat.
Njëjtë për ta do të ishte edhe kjo ditë, që më shumë se gjithçka tjetër ofron relaks e kënaqësi.