Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset me armë zjarri një person derisa peshkonte në lumin Ibër

(KosovaPress) - Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë dhe ndodhet në spital, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, afër Kërshit të Dudës, krejt afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut, ndërsa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tash nuk dihen rrethanat e plota, autori dhe as motivi i kësaj ngjarje. KosovaPressi ka provuar të marrë një prononcim zyrtar rreth kësaj ngjarje, por pa sukses.