Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Panairi “Nga ne, për ju” derë e hapur për gratë rurale

15 tetori shënon Ditën e grave rurale, e në Prishtinë ato erdhën për të shënuar këtë ditë me produkte të ndryshme në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Produktet më të kërkuara kësaj radhe ishin turshitë e grave që i kishin përgatitur me shumë mund.

Një ndër gratë që gjeti mbështetje nga “EcoKosWomen” ishte Badere Hasani, që kishte ardhur nga fshati Frashër i Komunës së Mitrovicës.

Ajo tregon për punën e saj shumëvjeçare.

Edhe pse punën me turshi po e konsideron si punë të gruas, ajo tregon se nuk është lehtë të merresh me këso lloj produktesh, por do të jetë gjithmonë e hapur për panaire të tilla.

Edhe Gratë e suksesshme fermere prezantojnë produktet e tyre në panair SOT Gratë e suksesshme fermere prezantojnë produktet e tyre në panair

Nga Mareci kishte ardhur bletarja Arianita Cërnoveri. Ajo tregon se bletët kërkojnë përkushtim të madh dhe vitalitet fizik .

Sipas Cërnoverit, puna ishte më e lehtë kur nuk ishte nënë. Edhe pse bletares i duhet të përkujdeset për fëmijët e saj, dashuria e madhe që ka

Dita e grave rurale shërben si një kujtesë për të njohur rolin jetik që këto gra luajnë në modelimin e peizazhit bujqësor. Sipas “EcoKosWoman” panairi “Nga ne,, për ju” është mundësi për të festuar arritjet e grave rurale, për të ngritur ndërgjegjen në sfidat që hasin e për të promovuar barazinë gjinore në sektorin bujqësor.

Shtandet ishin të mbushura me ushqime e gjëra të tjera të përgatitura nga gratë kosovare. Promovimin e produkteve të saj në “Zahir Pajazit” e bëri edhe Kadrie Dodaj.

Kjo nuk do të jetë hera e parë e as e fundit që panairin “Nga ne, për ju” do keni mundësi ta vizitoni.

Edhe Nga tregu i luleve, në treg të artizanaleve, kryesojnë ato me produkte kombëtare SOT Nga tregu i luleve, në treg të artizanaleve, kryesojnë ato me produkte kombëtare

“EcoKosWoman” ka në plan përkrahjen për kohë të gjatë të këtyre grave.