Mbulesa për tavolinë, qilima të vjetër, e veshje kombëtare.
Janë disa nga produktet të cilat shiten në tregun, i cili gjendet në sheshin “Mis Edit Durham”.
Në këto kioske deri tre vjet më parë shiteshin lule, punë e cila nuk shkonte edhe shumë mirë dhe më shumë qëndronin mbyllur se hapur.
Tani ky treg është gjallëruar me vendosjen e produkteve artizanale, të punuara me shumë dashuri nga vetë gratë.
Sevdije Ramadani, nga shoqata “Gora”, thotë se punimet e tyre e kanë zbukuruar tregun.
“Që 3 vjet jemi këtu në shesh dhe falënderoj komunën që na ka mundësuar te jemi këtu dhe e kemi zbukuruar tregun me produktet tona. E kemi gjallëruar vendin”, ka thënë Ramadani.
Më së shumti shitje kanë edhe nga diaspora.
“Diaspora vije e ka mësuar vendin i kemi gjëra tradicionale që e përfaqësojnë Kosovën dhe jemi të kënaqur edhe ne edhe qytetarët”, ka shtuar ajo.
Ramadani tregon se çka ofrojnë më së shumti për vizitorët.
“Shoqata Gora merret me përpunimin dhe qepjen e mbulesave tradicionale për tavolinë. Këto janë mbulesa për tavolinë, pastaj kemi mbulesa me të gjitha llojet, qilima punë dore. Pra janë antike. Është punuar para 50 viteve dhe e kemi përpunuar dhe e kemi bërë një mbulesë shumë të mirë dhe është edhe unikate. Pastaj kemi edhe jelekë tradicionalë, jelekë të vjetër”, ka thënë ajo.
Por cilat janë produktet që shiten më së shumti?
“Më së shumti kërkohet mbulesa për tavolinë, kur shkojnë diku, edhe jastëkët, këto janë të punuar me veg. Pastaj i kemi të punuar këto rruaza, çanta me motive që përfaqësojnë ngjyrat e shtetit tonë”, ka shtuar ajo.
Viteve të fundit thotë se kanë shumë klientë edhe nga vendet e huaja, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen në Kosovë.
“Më shumë fokusohen për mbulesa, jastëkë, qilima e çanta. Ne i kemi edhe qilimat, që janë shumë të vjetër, para 70 vjet, 60 vjet. Më së shumti ka prej Turqisë, por sivjet ka pas meksikan, italian, indonezian, por edhe prej vendeve më të largëta ka pasursp turistë sivjet. Më shumë vijnë me aeroplan dhe nuk kanë shumë vende në bagazh, por interesohen të marrin diçka më të vogël”, ka thënë ajo.
Veshje kombëtare të veçanta e unike i gjejmë edhe tek Afërdita Zeneli, punime këto që kryhen nga gratë e organizatës “Dita”.
Ajo tregon se për çka interesohen më shumë vizitorët.
E që tash janë duke u përgatitur që më 28 Nëntor, kur qyteti feston pavarësinë e Shqipërisë e Prishtina mbushet me vizitorë, çdo gjë të frymojë e duket kuqezi.