Në zonë njihet për përgatitjen e gatimeve tradicionale. Fetije Nikqi nga Rugova, ndër të gjitha gatimet që ajo bën më së shumti e karakterizon maza e zier, të cilën e përgatit me shumë qejf.
Recetën e mësoi nga e ëma dhe vizitorët e bjeshkëve ndalen te shtëpia e Fetijes për të provuar ushqimet e saj.
Jo vetëm vendësit, por edhe turistët ndërkombëtarë ndalen për të shijuar gatimet e Fetijes.
Maza e zier në sofrën e Fetijes asnjëherë nuk mungon. Thotë se është një ushqim i vjetër tradicional dhe shumë i kërkuar nga turistët.
Jo çdo kush mund ta përgatisë mazën e zier. Produktet natyrale janë ato që e karakterizojnë duke filluar nga qumështi, djathi e deri te mielli i misit.
Edhe shtrimi i sofrës në Rugovë ka një veçanti që gjithmonë bazohet në tradita.
Maza e zier shijon më së shumti kur shoqërohet me leçenik e kos fshati.