Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

‘’Leximi dhe efekti i tij në mirëqenien psikologjike të lexuesve’’

Një prej kushteve për një jetë ideale, sipas autorit Mark Tuein, është shoqërimi me një libër e mik të mirë.

Leximin dhe kontaktin me librin ai e përshkruan si parësor në formësimin e një individi. Sidomos rëndësi të madhe, sipas tij, libri ka në jetën e një fëmije.

Si i tillë, leximi i një libri ndërron dukshëm bindjet dhe mënyrën se si ne e shohim dhe kuptojmë ambientin që na rrethon.

Viteve të fundit ka filluar të rritet vetëdija për leximin si pjesë e përditshmërisë së shumë qytetarëve, pavarësisht moshës.

Iliriana Hasaj nga libraria ‘’Dukagjini’’, thotë se është shtuar niveli i atyre që lexojnë libra dhe varësisht nga libri që kërkojnë, mund të vërehet edhe lidhja e personit me leximin.

Edhe Leximi ndikon në shëndetin mendor të nxënësve Kulturë Leximi ndikon në shëndetin mendor të nxënësve

Sipas saj, ende ekziston një paragjykim mbi leximin dhe kulturën e të lexuarit në vendin tonë.

Hasaj tregon se varësisht nga moshat dallon edhe lloji i librave që ata lexojnë, ndërkohë që shumë qytetarë pandemia i ka afruar me librin për herë të parë.

Megjithëse thotë se kontaktet e para nisin që në fëmijëri duke u bazuar edhe nga kultura prindërore, Hasaj rrëfen ngjarje të cilat hasin shpesh në librari.

Ajo thotë se si staf shpesh u kërkohen rekomandime nga klientët për të nisur aventurën e tyre me leximin.

E ata që më së shumti ndikohen nga leximi apo mungesa e leximit janë fëmijët.

Ekspozimi i tyre me librin si koncept, shumë herë mund të jetë i ftohtë, andaj për të kuptuar më mirë efektin e tij në jetën e tyre, është nxjerrë edhe raporti hulumtues prej 5 autorëve të tri organizatave.

Organizata ‘’ETEA’’ në bashkëpunim edhe me Qendrën për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore e Qendrën për afirmim social të të rinjve, publikuan raportin 6-mujor të kërkimeve dhe hulumtimeve të tyre.

Edhe Librat që nxisin fëmijët të lexojnë e të largohen nga telefonat SOT Librat që nxisin fëmijët të lexojnë e të largohen nga telefonat

Mbi 900 nxënës nga 20 komuna të vendit prej 68 shkollave e të moshave 10 deri në 15 vjeç u bënë pjesë e një studimi që në thelb ka efektin e leximit në mirëqenien e tyre.

Njëra prej hulumtueseve të këtij raporti, Fatime Rrahmani, tha se në fund të këtij raporti pati gjetje interesante dhe të kënaqshme.

Rrahmani shpjegon se nga hulumtimi i tyre pati fëmijë që kanë lexuar nga 5 deri në 16 e më shumë në vit, duke e parë librin si mjet për të forcuar marrëdhëniet e tyre me ambientin e jashtëm.

Megjithatë, tregon se pati edhe të atillë që librin e kanë konsideruar si obligim dhe se pak prej tyre kanë qenë të ekspozuar ndaj leximit.

Si njëra prej hulumtueseve në këtë projekt, ajo tha se hulumtimi synon të kuptojë se çfarë efekti ka të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve.

Derisa sipas të dhënave dhe bisedave me psikologë të ndryshëm, raporti tregon se ekspozimi i fëmijëve me fenomenin e leximit rrit nivelin e tyre të mirëqenies psikologjike.

Edhe Leximi, siç e shohin fëmijët PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE Leximi, siç e shohin fëmijët

Si përfundim, raporti ofron edhe rekomandime për familje që të kultivohet qysh herët kultura e leximit.

“MASHT-i të punojë në ngritjen e kapaciteteve të psikologëve shkollorë për zhvillimin e aplikimin e biblioterapisë. Dhe nxënësve t’u jepet mundësia të zgjedhin lirshëm librat që ata dëshirojnë”, thuhet si përfundim.