Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Gëzimi, asistenti shembull i stomatologjisë

Ka 3 muaj që ecjet nëpër shesh janë bërë rutinë e bukur për Gëzim Morinën.

Destinacioni i tij është ëndrra e realizuar. Mezi pret që të arrijë e ta nisë punën në krahë të mjekut që ia dha mundësinë.

Punën e asistentit e bën me përkushtim e profesionalizëm.

Kujdeset për secilin detaj, nga uniforma e punës e deri tek asistenca në punë.

4 orë punë i ka të kontraktuara, por kënaqësia e madhe në punë bën që ai të qëndrojë edhe më gjatë.

Edhe Autikët në moshë madhore pa përkrahje nga shteti Arbëri Autikët në moshë madhore pa përkrahje nga shteti

Gëzimi ishte takuar me stomatologun derisa vetë ishte pacient.

Për mantelbardhin, Gëzimi është i kujdesshëm ndaj pacientëve dhe i përpiktë në punë.

Ideja për punësimin e Gëzimit është përmbushje e përkushtimit që mjeku Gazmend Arifi thotë se ka për personat me aftësi të kufizuar.

Erza Zasella, përgjegjëse e shërbimeve terapeutike në shoqatën “Down Sindrom”, thotë se kanë 70 fëmijë dhe të rritur prej të cilëve 12 janë të punësuar.

Edhe Brenda dyerve ku personat me aftësi të kufizuara marrin mbështetje për një jetë më të mirë SOT Brenda dyerve ku personat me aftësi të kufizuara marrin mbështetje për një jetë më të mirë

E krejt këtë rrugëtim e përcjell nëna e Gëzimit, e cila thotë se ëndrra e djalit të saj tashmë është realitet.

Përveç punësimit në institucione publike që është obligim ligjor, kohëve të fundit ka rritje të të punësuarve me aftësi të kufizuar në sektorin privat.