Është një prej mbrëmjeve ku karateistët e klubit “Fushë-Kosova” kryejnë ushtrimet.
Të dyja gjinitë të kategorive të ndryshme e sfidojnë njëri-tjetrin në sportin e karatesë, e më pastaj nga garat nuk largohen pa medalje e vende të para.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nga sportistet që ka treguar shumë suksese është Albulena Gërvalla.
Ajo tregon se që në vegjëli ka pasur shpirt luftarak dhe se karateja është pjesë e rëndësishme e jetës së saj.
Bajram Osmani dhe Meriton Zhdrella janë pjesë e këtij grupi që garojnë në kategorinë junior -76 dhe -68 kilogramë.
Që të dy ushtrimin e këtij sporti e kanë filluar në moshë të hershme e të shpeshta për ta janë edhe sukseset.
Trajneri Isak Curri, me kënaqësi flet për secilin prej nxënësve të tij. E, sukseset e treguara nga ta veçse ia shtojnë vullnetin për më shumë punë.
Përveç të tjerash, ai përmend edhe ndikimin për të mirë që e ka karateja në shëndet, qoftë atë fizik e edhe psikik.
Trajneri tjetër, Granit Curri, tregon më tepër se si po e përmbyllin këtë vit sa u përket garave vendore e ndërkombëtare.
Krahas sfidave të vazhdueshme, trajnerët bashkë me nxënësit me shumë përkushtim ushtrojnë çdo ditë e me më shumë vullnet.